Sot u nënshkrua marrëveshja mbi koordinimin e punës ndërmjet Zyrës Vendore Arsimore Durrës dhe Bashkisë Durrës, në mbështetje të nismës “Shkolla si qendër komunitare, një shkollë miqësore për të gjithë”.
Zonja Emirjana Sako, Kryetare  e Bashkisë Durrës dhe zonja Amarilda Thërmija, Drejtore e ZVA Durrës, konfirmuan edhe një herë frymën e bashkepunimit për një shërbim arsimor bashkëkohor dhe më pranë komuniteteve shkollore.