NJOFTIM

 

PËR KANDIDATËT QË KONKUROJNË PËR PORTALIN “MËSUES PËR SHQIPËRINË”, 2022 MBI procesin e ankimimit të vlerësimit të dosjeve

 

Mbështetur në Udhëzimin Nr. 12, datë 10.06.2021 “Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit “Mësues për Shqipërinë”, si edhe shkresën e MAS “Për procedurat e konkurrimit të mësuesve në portalin “Mësues për Shqipërinë” 2022, njoftojmë kandidatët që kanë aplikuar përmes sistemit online në portalin “Mësues për Shqipërinë”, 2022 se vlerësimi i dosjeve të dërguara prej tyre ka përfunduar

 

Të gjithë kandidatët mund të verifikojnë vlerësimin e tyre në hapësirën vetjake të portalit. Hedhja e pikëve është në përfundim të procesit. Shpallja e listës së kandidatëve që kanë aplikuar në fazën e parë dhe u është pranuar dhe vlerësuar dosja do të bëhet në faqen elektronike të DRAP Durrës  http://durres.arsimiparauniversitar.gov.al/, në datën 24.06.2022

 

Pas publikimit të listës, çdo kandidat ka të drejtën e ankimimit për vlerësimin e dosjes si edhe të të dhënave të tij të pasqyruara në listë.

 

Afati i ankimimit është prej datës 24.06.2022 deri në datën 27.06.2022.

 

Për këtë, duhet të drejtohet pranë ZVAP (zyrës vendore të arsimit parauniversitar) në të cilën ka VENDBANIMIN. Pra kujdes në ZVAP  ku kanditat-i/ja  ka vendbanimin do të drejtojë ankesën e tij/saj.

 

Në çdo ZVAP do të ngarkohet një përson përgjegjës i cili do të mbledhë ankesat dhe do i dërgojë përmes postës elektronike në DRAP Durrës.

 

Asnjë ankesë e cila mund të drejtohet në forma të tjera nuk do të merret parasysh.

 

Sqarim!

 

Kandidatëve të cilët kanë zgjedhur të mbajnë pikët e dosjes, u është shqyrtuar dokumentacioni përkatës në dosje, por nuk u është kryer rivlerësim i saj. 

 

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

 

Normal 0 false false false EN-GB X-NONE X-NONE /* Style Definitions */ table.MsoNormalTable {mso-style-name:"Table Normal"; mso-tstyle-rowband-size:0; mso-tstyle-colband-size:0; mso-style-noshow:yes; mso-style-priority:99; mso-style-parent:""; mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt; mso-para-margin:0in; mso-pagination:widow-orphan; font-size:10.0pt; font-family:"Calibri",sans-serif; mso-bidi-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:EN-GB; mso-fareast-language:EN-GB;}