“Për zhvillimin e praktikës profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit për vitin shkollor 2024-2025
Në zbatim të shkresës nr.5339/1 prot., date 30.08.2024 , “Për zhvillimin e praktikës profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit për vitin shkollor 2024-2025, ZVAP Durrës shpall afatet e regjistrimit të kandidatëve nëpërmjet platformës e-albania, në periudhën e dytë në datat 02.12.2024-13.12.2024, ora 24 00. Kandidatët për zhvillimin e praktikës profesionale duhet të ngarkojnë në platformën e aplikimit online, dokumentat si më poshtë:
1.shtojca nr.5,’Formulari i aplikimit’
2.Bachelor+listë notash,
3.Master+listë notash,
4.Dokumenti i identitetit (ID)
5.Raport mjeko- ligjor
6.Dëshmi Penaliteti
7.Vërtetim nga prokuroria dhe gjykata se nuk eshte ne procedim penal.
8.Jetërshkrimi i praktikantit
Shënim:Dokumentat janë të detyrueshme dhe duhet të jenë te skanuara nga origjinali.
Faleminderit!

