♦️Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Durrës rinovon marrëveshjen me Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Durrësit.
?Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve ndërinstitucionale dhe përmirësimit të praktikave arsimore në nivel lokal.?
Marrëveshja u firmos nga Prof.asoc.Dr. Klodiana Leka, Dekan i Fakultetit të Edukimit dhe znj. Amarilda Thërmija, Drejtore e Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar, Durrës, gjatë një takimi zyrtar të zhvilluar në ambientet e ZVAP Durrës.
?Gjatë takimit u ra parimisht dakort për angazhim në projekte të përbashkëta kërkimore në fushën e edukimit, duke pasur në fokus sfidat dhe nevojat reale të shkollave vendore, si dhe rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe përgatitjen e brezave të ardhshëm.
?Ky është një hap domethënës drejt një arsimi cilësor, gjithëpërfshirës dhe të lidhur ngushtë me realitetin e sistemit arsimor në vend.
 
 
May be an image of 2 people and people studying